Vendosni fjalën kyçe....

Përmbyset autobusi me turistë në Turqi, 5 të vdekur dhe 38 të plagosur (PAMJET)


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi ditën e dielë, si pasojë e të cilit humbën jetën 5 persona dhe 38 të tjerë janë plagosur.

Aksidenti ndodhi në lagjen Inegol të Bursës rreth orës 08:00, ku një autobus që transportonte turistë për në rrethin Mudanya u rrokullis në një park.

Autobusi i cili dyshohet se kishte patur një problem me frenat, u tërhoq zvarrë për 20 metra, derisa u përplas me një pemë dhe u ndal.

Të plagosurit u dërguan në spitalet e Inegol dhe Domaniç me autoambulanca. Guvernatori i Bursës, Yakup Canbolat gjithashtu erdhi në vendin e aksidentit.

Sipas Hurriyet, në aksident kanë humbur jetën drejtuesi i autobusit Kenan Yiğit (47-vjeç) dhe pasagjerët Şule Dağdelen (48-vjeç), Nazan Kaytan (52-vjeç), Mustafa Kemal Girgin (52-vjeç) dhe Fatih Kalemiş (54-vjeç).