Vendosni fjalën kyçe....

Scholz në vështirësi, aleatët i kërkojnë të ndalojë armatosjen e Ukrainës – Der Spiegel


Kancelari gjerman Olaf Scholz po përballet me mospajtim brenda radhëve të partisë së tij nga ata që duan që Berlini të ndalojë ofrimin e armëve për Kievin, ka pohuar ‘Der Spiegel’. Gazeta sugjeron se krahu i majtë i Partisë Social Demokratike (SPD) i ka bërë gjithashtu thirrje Scholz-it të përfshihet në dialog me Rusinë.

Në shkrimin e së premtes, ‘Der Spiegel’ tha se vendimi i kancelarit për të forcuar ushtrinë gjermane, për të ndërprerë lidhjet me Rusinë dhe për të dërguar armatim të rëndë në Ukrainë në fillim të këtij viti ishte i vështirë për t’u gëlltitur për shumë njerëz në një parti politike që kishte qëndruar për dekada me radhë e orientusr drejt politikës së çarmatimi tdhe një politikë detante.

Sipas gazetës, një grup anëtarësh të SPD-së që përfaqësojnë krahun e majtë të partisë i kanë shkruar një letër Scholz-it, të titulluar ‘Armët duhet të heshtin!’ Në të, ata mbrojnë një ofensivë diplomatike si një mjet për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Mes nënshkruesve janë shumë anëtarë të Bundestagut dhe Parlamentit Evropian, si dhe figura të shquara partiake nga disa rajone gjermane, pretendon artikulli.

“Vazhdimi i luftës do sjellë vetëm më shumë vdekje dhe shkatërrim.” – thuhet në apelin e parë nga ‘Der Spiegel’.

Anëtarët e SPD-së citohet gjithashtu të kenë bërë thirrje për një ‘armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur si bazë për bisedimet gjithëpërfshirëse të paqes’. Ata dyshohet se duan që Berlini të angazhojë vende që mund të veprojnë si ndërmjetës, me Kinën të përmendur si një kandidat të mirë për atë rol.

Letra thuhet se vazhdon të argumentojë se, ndërsa një përmirësim thelbësor në marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Rusisë do të ishte i mundur vetëm në një ‘epokë post-Puti’”, Berlini duhet të vendosë një raport për momentin që do ndihmonte për të parandaluar ‘përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës’.