Vendosni fjalën kyçe....

Seriali komik ku luan Zelensky bëhet i famshëm, Polonia e porosit në gjuhën e saj


Polonia ka urdhëruar një ribërje në gjuhën lokale të serialit komik të presidentit ukrainas Vladimir Zelensky ‘Shërbëtori i Popullit’, zbuloi Hollyëood Reporter.

Shfaqja, e cila do të prezantohet në Poloni me titullin ‘Sluga Narodu’, është porositur nga kanali Polsat dhe thuhet se do ndjekë të njëjtin komplot si seriali origjinal, i cili tregon historinë e një mësuesi historie të shkollës së mesme, i cili papritur bëhet president pasi zhurma e tij kundër korrupsionit bëhet virale në rrjetet sociale.

“Ky është një skenar jashtëzakonisht i fuqishëm, një komedi, por që i foli aq thellë popullit ukrainas sa që ndryshoi rrjedhën e historisë politike në atë vend, dhe më pas në botë. Natyrisht, ne mezi presim të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja për versionin polak.” – tha Berkin Nalbantlı, shefi i shitjeve dhe blerjeve për grupin televiziv suedez Eccho Rights, i cili zotëron të drejtat ndërkombëtare për shfaqjen.

Versioni ukrainas i ‘Shërbëtorit të Popullit’, që luajti Vladimir Zelensky dhe u shfaq për tre sezone nga 2015 në 2019, plus një film artistik kinematografik, ishte një hit masiv në vendin e tij.

Pasi Rusia nisi ofensivën e saj ushtarake në Ukrainë, Zelensky e gjeti veten në qendër të vëmendjes globale, dhe më pas seriali i tij komedi, i cili që atëherë është bërë i disponueshëm në një numër vendesh dhe në platformat kryesore të transmetimit, përfshirë Netflix.