Vendosni fjalën kyçe....

Iu gjetën medikamente kontrabandë, arrestohet administratori dhe farmacistja në Tiranë


Policia ka arritur të godasë një rast të kontrabandës me medikamente në Tirane ku ka arrestuar administratorin e farmacisë dhe një farmaciste.

Policia arrestoi shtetasin E.H 44-vjeç pasi në farmacinë e tij u gjetën sasi të konsiderueshme medikamentesh pa pullë fiskale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante në farmacinë që administronte, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medicaments”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– E. H., 44 vjeç, administrator farmacisë dhe G. B., 27 vjeçe, me profesion farmaciste, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në administrim të shtetasit E. H. dhe me farmaciste shtetasen G. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore”-njofton policia.