Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se vrau fqinjin e tij në Fushë Krujë pas sherrit për prerjen e druve, arrestohet në Konispol


Arrestohet Klodian Keqi, autori i dyshuar për vrasjen që ndodhi dy ditë më parë në Fushë-Krujë.

Keqi ka rënë në prangat e policisë gjatë mesnatës, ndërsa mësohet se po tentonte të arratisej drejt Greqisë.

Në momentin e arrestimit, Keqit nuk është i gjetur armë me vete. Keqi e qëlloi bashkëfshatarin e tij, Luan Hushi, me breshëri kallashnikovi për vdekje. Uniformat blu vijojnë kërkimet për gjetjen e armës të cilën dyshohet se Keqi e ka përdorur në momentin e krimit.

Ngjarja:

Dyshohet se një sherr për prerjen e druve, mes Luan Hushit dhe Klodian Keqi, ka çuar deri në përdorimin e armës nga ky i fundit. Pa debatit mes tyre, dyshohet se Keqi ka qëlluar me breshëri kallashnikovi Hushin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Klodian Keqi, rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2010, Keqi së bashku më vëllain e tij kanë tentuar të vrasin një person, Mustafa Dacin. Shkak është bërë një konflikt i vjetër që kanë pasur familja Keqi dhe Daci më parë për çështje pronësie. Mes tyre kishte pasur edhe më parë përplasje, por në 2010 dy familjet patën shkëmbim me armë zjarri në mes të rrugës. Nga shkëmbimi me armë zjarri në atë kohë, mbetën të plagosur Mustafa Daci dhe vëllai i Klodianit, Jetmir Keqi.