Vendosni fjalën kyçe....

Burri në Spanjë dhunon dhe tenton të mbysë gruan në shatërvan, kalimtarët mezi e ndalojnë (VIDEO)



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Valencia të Spanjës, ku një burrë tentoi të mbyste një grua në një shatërvan.

Skena u zhvillua në një zonë të populluar, ku kishte shumë dëshmitarë të cilët mbetët të tronditur. Siç raportojnë mediet spanjolle, disa prej tyre ndërhynë për të ndihmuar gruan dhe për të qetësuar burrin.

Në fund, ata kanë arritur t’i shpëtojnë jetën viktimës.

Në videot që kanë regjistruar dëshmitarët, agresori ankohet se e kanë grabitur dhe për këtë fajëson gruan.

“Ku i kam paratë?”. Burri, i cili është arrestuar tashmë iu drejtua dëshmitarëve duke u thënë: “Nuk fal”.

Çfarë kishte ndodhur?

Incidenti ndodhi dy ditë më parë, ku burri ka tentuar të mbysë partneren e tij, pasi mendonte se ajo ishte e përfshirë në vjedhjen e celularit të tij.

Kjo grabitje kishte ndodhur vetëm pak çaste para incidentit. Çifti ishin futur në shatërvan për t’u freskuar, dhe një kalimtar do t’u bënte një foto. Por në vend të shkrepte foton ai iku me telefon.

Burri ishte i sigurt se gruaja ishte fajtore për këtë vjedhje që iu bë dhe ndaj filloi ta godiste.

Ndërhyrja e shpejtë e një qytetari ka bërë të mundur që gruaja të mos vdesë, ndonëse të dy u desh të transferoheshin në spital.

Pas arrestimit të 52-vjeçarit, ai i është drejtuar gjykatës i akuzuar për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia në tentativë.