Vendosni fjalën kyçe....

I kërkuar për drogë Itali, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Tiranë


Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë është arrestuar të Tiranë, të mërkurën.

Arrestimi i 29-vjeçarit J.GJ., banues në Tiranë, u bë me qëllim ekstradinim e tij në Savona të Italisë, ku është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, do vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.