Vendosni fjalën kyçe....

OST njofton: Në disa qytete do stakohet energjia elektrike të premten


Në disa qytete në vend do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike ditën e premte. Lajmi është bërë i ditur nga OST përmes një njoftimi për mediet, ku sqaron se ndërpreja vjen si pasojë e “zëvendësimit të përcjellëseve në traktin 110kV të NST Kuçovë”.

Kështu, nga ndërprerja e energjisë elektrike do të preken disa zona të Skraparit, Beratit, Kuçovës dhe Çorovodës. Në njoftim jepet dhe intervali kohor i kësaj ndërprerje.

Njoftimi i plotë:

Me kërkesë të OST, e cila do të kryejë investim për zëvendësimin e përcjellësave në traktin 110kV të NST Kuçove, në datën 5 gusht gjatë intervalit kohor 02:00-11:00 do të stakohet energjia në disa zona të Beratit, Kuçovës dhe Çorovodës.

Skrapar/Pjesërisht qyteti Skrapar, Poliçan, Bargullas, Nishovë, Novaj, Provonik, Kalluç, Mbrakull, Terpan, Torozhan, Çerenisht, Nishicë, Veleshnjë, Potom, Çepan, Backë, Kreshovë, Lepan, Leshnjë, Gjorgovë, Tomorricë, Store, Vërzhezhë, Munushtirë, Kakruk, Vendreshë, Spatharë, Krorëz, Dobrushë, Bogovë

Berat /Pjesërisht: qyteti Berat, Velabisht, Rroshnik, Vodicë, Bregas, Duhanas, Kostren, , Subjektet Matuka, Alba Text, Prodhim kepucesh, Alba Kolor, “Fab mielli agri food”, Kazazi, Remanic, Starovë, Otllak, Lumas, MoravË, Orizaj, subjekti “Marlotex”, Fabrika e Sallamit, Zona Industriale Berat, Pularia, Mobileri Kushi, Cener SHPK, Matuka 2, Sidneji Ushqimore.

Kuçovë / Pjesërisht bashkia Dimal: Sinje, Perondi, Poshnje, Kozarë, Tapi, Ciflik, Gege, Avaleas, Lagjet Postobllok,

Ferma Partizani, Arrëz, Çiflik, Kozarë, Koraqet, Dhanet, Tafallaret, Tolanjaket, Subjektet Katermaja, Pellumb Zyla, Lagjia Tafi Skendo,Uzina Mekanike Naftes, Fier-Mimar, Bozok, Salc-Kozare, Ferras, Rrogozet, Sallanjaket, Lagjet Polovine, Drize, Kaldaja, Fshatrat Frasher, Dikater, 11 Shkurti, Llukan Prifti, Spitali, Kinemaja, Teci, Zdrave, 1 Maji, Teknikumi, Blloku, Guri i Bardhë, Poshnje, Fshatrat: Gorice, Syzes, Malas-Grop, Banaj, Gajd, Sheq, Sheq-Gajd, Vokopol, Skrevan, Lagjet: Qylet, Pëllumbas, Qamic, Gllavanjakët, Protoduarët, Kumaraket, Qatot, Goric, Poshnje e vogël, Poshnjë e Madhe, Manastir, Cobot, Sinjaret, Guraj, Dervishet, Sulaj, Xhelo, Ndërmarrja e Ujrave Kuçovë.