Vendosni fjalën kyçe....

Rama takon ambasadorët e huaj në Tiranë, përsërit ftesën për Bashën


Kryeministri Rama po zhvillon një takim me ambasadorët e përfaqësive të huaja në vend në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Në fokus të takimit është situata pas tërmetit të 26 nëntorit dhe përballimi e zbutja e pasojave të lëkundjeve të fuqishme.

Rama ripërsëriti ftesën për kren e Partisë Demokatike për t’u ulur në tryezë e për të sjellë propozime konkrete për përballimin e krizës.

‘Uroj që opozita të bashkohet me ne, i kam ftuar dhe do t’i ftoj sërish që të sjellin përfaqësues dhe të sjellin idetë e tyre. Kemi kohë kur kjo të kalojë që të zihemi se kush është më i mençuri e kush është më i miri. Tani është koha të përballemi me sfidën, për të marrë vendime për më të mirën për vendin tonë. Shpresoj që të vijnë’,  deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *