Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon ndaj News 24: Tjetër akuzat legjitime e tjetër sulmet pas gjobave për evazion ndaj biznesit të pronarit


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi pyetja e tij mbi qëndrimin e Drejtorit të Përgjthshëm të Doganave Gent Gazheli bëri që media News 24 të shkruante se shefi i qeverisë mori në mbrojtje zyrtarin e tij.

Rama në reagimin e tij në Twitter thotë se nuk mori anë por kërkoi që edhe në rast të një shpifje apo shënjestër e një akuze minimale personi i përmendur ka të drejtën e publikimit të opinionit të vet.

Kryeministri thotë se grupi mediatik nxori “fakte” të 2016 pasi pronari mori gjobë për fshehje të ardhurash në biznesin e tij.

Ndërsa për Doganën, Rama thotë se duhet të bëjë sqarimet zyrtare por është tjetër denoncimi i fakteve dhe tjetër sulmi personal pasi jepet një ndëshkim ligjor për evazion.

Unë u shpreha qartë pa marrë anë. Përkundrazi, thashë se kush është viktimë e një shpifjeje apo shënjestër e një akuze legjitime, duhet të ketë të drejtën minimale të publikimit të opinionit të vet!Dhe siç shihet edhe këtu, kjo nuk ndodh, po vazhdon avazi!

Madje unë s’fola thjesht për këtë grup mediatik që nxjerr “fakte” të 2016-ës pasi pronari i tij gjobitet për fshehje të konsiderueshme të ardhurash në biznesin e tij! Po fola për të gjitha mediat, sepse kjo liria e medias pa të drejtë replike për ato vetë mban erë të keqe shumë!

Sa për “faktet” në thonjëza apo pa thonjëza, sigurisht që Dogana Shqiptare mund dhe duhet të bëjë sqarimet e saj zyrtare, por tjetër një denoncim legjitim i fakteve tjetër sulmi personal ndaj drejtuesit të institucionit, direkt pas marrjes së një ndëshkimi ligjor për evazion!

Asgjë personale, po vetëm logjike dhe parimore. Ligj për shpifjen jo! Ligj për fyerjet e mediave jo! Gjyqe me media e me gazetarë jo! Reagime siç e meritojnë shqip fare në këto raste jo! Po as ankesa për të drejtën e publikimit të qëndrimeve pas një sulmi?! Më duket e çuditshme! ”-shkruan Rama.