Vendosni fjalën kyçe....

Meta takim vëllazëror me deputetin e Luginës së Preshevës: E garantova për mbështetje të plotë


Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim vëllazëror me deputetin e Luginës së Preshevës Shaip Kamberi përpara nisjes në Prishtinë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Meta e garantoi Kamberin për mbështetje të plotë të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Presidenti Meta mbështet plotësisht kërkesat e popullsisë shqiptare në Bujanovc, Preshevë e Medvegjë për përmirësimin e kushte socio-ekonomike dhe politike.

Shumë i lumtur të takoja sonte vëllazërisht në Prishtinë, përpara nisjes së vizitës time zyrtare në Kosovë, deputetin e Luginës së Preshevës, z.Shaip Kamberi.

E urova përzemërsisht për fitoren e mandatit në Kuvendin e Serbisë dhe e garantova për mbështetje të plotë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që gjithmonë do të jenë në vëmendjen time.

Mbështes plotësisht kërkesat legjitime të popullsisë shqiptare në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë për përmirësimin e kushteve ekonomike, sociale dhe politike, pjesëmarrje në institucionet vendore dhe garantimit të plotë të të drejtave të pakicave sipas standardeve europiane”-shkruan Meta.