Vendosni fjalën kyçe....

Tirana humb sfidën e dytë ndaj Dudelange, do vijojë garën në Europe Conference League


Tirana humb edhe ndeshjen e dytë eliminatore të turit të parë të Champions League dhe eliminohet nga ky kompeticion. Luksemburgasit e Dudelange, pasi fituan 1-0 në shtëpinë e tyre, triumfuan edhe në “Air Albania”, kësaj here 1-2.

Në minutën e 50-të Tirana pëson golin e parë me Bojiç që mposhti portierin Bekaj.

Në minutën e 61-të pëson golin e dytë. Pas një aksioni nga e djathta të miqve, topi shkon në anën tjetër te Sinani, i cili kontrollon dhe gjuan duke gjetur cepin e portës. Bardheblutë nuk dorëzohen dhe në minutën e 78-të arrijnë të ngushtojnë me anë të Xhixhës.

Pavarësisht përpjekjeve, Tirana nuk arrin të shënojë më dhe eliminohet nga Champions dhe kalon në turin e dytë të Conference League, ku do të ndeshet me kampionët e Bosnjës, Zrinjski.