Vendosni fjalën kyçe....

“Dyshohet se ndërtoi shtëpi bari”- Majori i ushtrisë shqiptare nën hetim në Holandë ku u dërgua me një mision të NATO-s


Një major i ushtrisë shqiptare është arrestuar në Holandë dhe më pas është lënë në gjendje të lirë dhe po hetohet për ndërtimin e një “shtëpie bari” atje.

Sipas artikullit të publikuar nga “Top Channel”, bëhet fjalë për Majorin Ermal Dinoshi me detyrë specialist stërvitje.

Ai ishte i përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s.

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për televizionin duke konfirmuar lajmin dhe duke thënë se janë në pritje të një raporti nga autoritetet holandeze.

Ndërkohë majorit Dinoshi i është ndaluar të ushtrojë detyrën dhe kanë urdhëruar kthimin e tij të menjëhershëm në Shqipëri.

“Është përfshirë në një veprimtari për të cilën autoritetet hollandeze janë duke e investiguar në gjendje të lirë.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes është në pritje të një raporti nga autoritet hollandeze.  Ministria e Mbrojtjes i ka ndaluar të ushtrojë përgjegjësitë e detyrën në bazë dhe ka urdhëruar kthimin e menjëhershëm në atdhe”.– thuhet në reagimin e zëdhënësit të ministrisë Fation Hoxhalli.

Ndërkohë vetë Dinoshi i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Ermal Dinoshi