Vendosni fjalën kyçe....

Mjeti del nga rruga në Tepelenë, plagoset një person


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tepelenë.

Një mjet që drejtohej nga një person me iniciale A.H., banues në Tepelenë ka dalë nga rruga në rrugën Tepelenë-Nivicë.

Për pasojë është plagosur pasagjeri A.V., 67-vjeç që ndodhej në mjetin e drejtuar nga 56-vjeçari.

Të dy personat na fjalë janë dërguar në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

“Në aksin rrugor Tepelenë-Nivicë, në afërsi të fshatit Nivicë, shtetasi A. H., rreth 56 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi A. V., 67 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, i cili po merr ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”