Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në aksin rrugor Fier-Vlorë, plagoset 34-vjeçarja


Një aksident rrugor ka ndodhur mëgjesin e të shtunës në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Policia bën me dije se dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën në Panaja, ku si pasojë ka mbetur e plagosur një grua 34-vjeçare.

“Sot, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në Panaja, një automjet tip ‘Fiat’ me drejtues shtetasin K. H., 66 vjeç, është përplasur me një mjet tip ‘Toyota’ me drejtuese shtetasen B. L., 34 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”– njoftoi policia.

Në vendngjarje grupi hetimor nisi hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.