Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Korrupsioni i qeverisë bashkë me Bordin e Oligarkisë së karburanteve kanë çuar në rritjen e çmimeve në vend


Deputetja e PD-së Tabaku ka akuzuar qeverinë si pëgjegjëse për çmimin e lartë të karburantit, ushqimeve dhe mallrave në vend.

Sipas Tabakut, korrupsioni e arroganca qeveritare ka shkaktuar krizën me të cilën po përballen qytetarët në vend.

Ajo bëri thirrje për uljen e taksës së qarkullimit, gjë që do çonte në uljen e çmimit të naftës e për rrjedhojë edhe të mallrave të tjera.

Ekonomia shqiptare është duke përjetuar një krizë të jashtëzakonshme konsumi e cila vjen si rezultat i korrupsioni dhe arrogancës qeveritare. Rritja e çmimeve në zinxhir ka ardhur si rezultat i rritjes së çmimit të energjisë elektrike po ajo që është më e rëndësishme, e karburanteve. Vendimet abuzive të Bordit të Transparencës kanë krijuar këtë situatë në ekonomi. A nuk mendoni që më mirë do ishte sikur të ulej taksa e qarkullimit në 4 lekë për litër në vend të 27 lekë për litër. A nuk mendoni ju që do ishte më mirë që pesë kompanitë e naftës të mos uleshin me qeveritarët për të marrë vendimet. A nuk mendoni që do ishte më mirë që sot fermerët, bizneset, qytetarët, familjet në nevojë të kishin një çmim më të ulët të karburantit? Përgjigjja qëndron në korrupsionin, arrogancën dhe paaftësinë e qeverisë për të dalë nga kjo krizë, për të ndihmuar shqiptarët.” – thotë Tabaku në një video në Facebook.

 

“Bordi Oligarkisë së Karburanteve dhe korrupsionit! Shqiptarët sot paguajnë naftën më të shtrenjtë në rajon. Pse?

1- Pasi kur hedhim karburant në makinën tonë 60% e çmimit për litër janë taksa.

2- Pasi bordi transparencës është në fakt bordi oligarkisë që vendos çmime abuzive në kurriz të qytetarëve!

Imagjinoni sikur në këtë kohë krize të ulej taksa qarkullimit të makinave sikur tregu dhe jo bordet e oligarkisë të vendosnin çmimet! Do të kishim naftën më të lirë! Çmime produktesh më të ulëta dhe qytetarë që do të kishin më shumë lekë për të shpenzuar!” – shkruan ajo në videon e hedhur në rrjetet sociale.