Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas të miturin në Vlorë, largohet nga vendngjarja


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Panaja të Vlorës.

Një makinë ka përplasur një të mitur rreth 10-vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

I mituri është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 12.06.2022, rreth orës 20:00, në fshatin Panaja, Vlorë, automjeti tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas të mitur rreth 10 vjeç dhe është larguar.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi i mitur, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.