Vendosni fjalën kyçe....

“Ballkanit të Hapur” i bashkohet edhe Aleksandër Soros


Darkës së shtruar nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, në Ohër në kuadër të Ballkanit të Hapur përveç homologëve i është bashkuar edhe djali i miliarderit George Soros.

Aleksadër Soros është parë nga pamjet e shpërndara në nga darka ku qëndron me kryeministrin shqiptar Edi Rama, presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç që në samit është si vëzhgues.

Në këtë samit pritet të nënshkruhet një marrëveshje për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, si dhe memorandume për bashkëpunim kulturor dhe në fushën e turizmit.

Në samit nuk mori pjesë as këtë herë Kosova pasi kryeministri Albin Kurti refuzoi ftesën e kryeministri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.