Vendosni fjalën kyçe....

Pas 11 vitesh së bashku, Shakira konfirmon ndarjen me Gerard Pique


Shakira dhe partneri i saj Gerard Pique kanë njoftuar ndarjen e tyre.

Pas një jave të ngarkuar me lajme për një krizë në çift, këngëtarja kolumbiane Shakira konfirmoi se nuk është më me të dashurin e saj futbollist, pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve që kanë së bashku.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”– thuhet në deklaratën e Shakirës, citon Daily Mail.

Shakira dhe Pique ishin së bashku që nga viti 2011, një vit pasi u takuan gjatë xhirimit të videoklipit për këngën e saj të Kupës së Botës “Waka Waka”.

Edhe pse ata nuk u martuan kurrë, Sharika dhe Gerard Pique kanë sjellë në jetë dy djem, Milanin i cili është nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë vjeç.

Mediet spanjolle kanë disa ditë që shkruajnë për një ndarje mes çiftit të famshëm. Pique thuhet se ishte parë në disa raste me një vajzë të re, studente 20-vjeçare dhe se ai nuk jeton më me këngëtaren.