Vendosni fjalën kyçe....

Grupi Parlamentar i PD: Kandidati për President u caktua nga mafia e pronave shtetërore


Grupi Parlamentar i Partië Demokratike, ka reaguar pas propozimit të Bajram Begajt si kandidat për President nga Partia Socialiste.

Grupi shkruan në një njoftim se kandidati u caktua nga mafia e pronave shtetërore.

Sipas grupit, Rama e nxori Begajn nga xhepi në një proces farsë.

Ditën e nesërme në Kuvend ky grup nuk do marrë pjesë në votimin për President.

Asnjë surprizë nga procesi personal i Edi Ramë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Ai nxorri sot nga xhepi zarfin me emrin e kandidatit të paracaktuar nga mafia e pronave shtetërore.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kishte paralajmëruar se Edi Rama i ka farsë përbetimet për President konsensual dhe gjithëpërfshirës. Moslegjitimi i kësaj farse të paralajmëruar nga ana jonë, qoftë edhe me votë kundër, është detyrë e çdo deputeti të Opozitës.

Pjesemarrja në votim nënkupton që ti japësh fytyrën e normalitetit demokratik regjimit të Edi Ramës, ndërkohë që ai po ndërmerr një akt tjetër personal për të asgjesuar një tjetër institucion kushtetues të pavarur.

PD nuk mund të jetë në seancë si fasadë për të legjitimuar kapjen e institucionit të Presidentit, as dëshmitare e atij procesi, sa kohë rezultati i votimit dihet. PD nuk mund të votojë një President që del nga xhepi i Edi Ramës, jashtë një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent”-thuhet në njoftim.