Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet me armë agjencia funerale në Kamëz


Një agjenci funerale është sulmuar me armë gjatë natës në Kamëz. Agjencia i përket shtetases Emiriana Muka e cila është marrë në pyetje nga blutë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit ndërsa nga të shtënat me armë ka pasur vetëm dëme materiale.

Më herët një sasi tritoli iu vu një makine ‘Audi Q7’ në Kamëz.

Mjeti është në pronësi të Afred Lleshit i cili jeton në Angli e dyshohet se ngjarja ka të bëjë me veprimtarinë e tij jashtë vendit. Nga shpërthimi ka pasur dëme materiale.