Vendosni fjalën kyçe....

Autoboti del nga rruga në aksin Himarë-Dhërmi, plagoset drejtuesi 60-vjeçar


Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Himarë-Dhërmi, ku ka mbetur i plagosur një 60-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:45 në vendin e quajtur “Kthesa e Vishës”, ku ka dalë nga rruga autoboti me drejtues shtetasin R. Dh., rreth 60 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobotit. Ai është dërguar në Spitalin e Himarës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 29.05.2022, rreth orës  11:45, në aksin rrugor Himarë–Dhërmi, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Vishës’, ka dalë nga rruga autoboti me drejtues shtetasin R. Dh., rreth 60 vjeç,  e për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobotit, i cili ndodhet në Spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.”- bën me dije Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.