Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë Ray Liotta, aktor i filmit Goodfellas


Aktori i filmit Goodfellas Ray Liotta ka nderuar jetë në gjumë në Republikën Domenikane në moshën 67-vjeçare.

Ylli amerikan kishte qenë atje për të filmuar filmin Dangerous Waters, tha publicistja e tij Jennifer Allen.

Ai ishte më i njohur për rolin e mafiozit Henry Hill në filmin e Martin Scorsese të vitit 1990 Goodfellas dhe gjithashtu u shfaq në filmin Field of Dreams.

Liotta mori njohje të madhe me luajtjen e rolit të ish-të dënuarit Ray Sinclair në filmin e vitit 1986, Something Wild.

Ai mori një nominim për Golden Globe për atë rol dhe vazhdoi të luajë në filmin e vitit 1988 Dominick and Eugene, rreth marrëdhënieve të tensionuara midis binjakëve me karaktere shumë të ndryshëm.