Vendosni fjalën kyçe....

Evi Kokalari: Mike Pompeo ndodhet në Tiranë si person privat, mos bini pre e filmave


Aktivistja republikane Evi Kokalari ka shkruar sot se ish-Sekretari amerikan i Shtetit Pompeo ndodhet në Tiranë si person privat dhe jo në vizitë zyrtare.

Në një shënim në Facebook aktivistja shqiptaro-amerikane thekson se Pompeo ndodhet në Tiranë për të mbajtur një fjalim te një komunitet jo-shqiptar në këmbim të një shume të madhe parash dhe nuk ndodhet as për qeverinë Rama e as për opozitën false që e ka selinë të ambasada amerikane në Tiranë.

Po kështu Kokalari bën thirrje që të mos bihet pre e filmave mbi vizitën e Pompeos në Tiranë.

“Disa gjëra që duhet të keni parasysh nga vizita e Mike Pompeos në Tiranë.

  1. Mike Pompeo është në Shqipëri në kapacitetin e një personi privat dhe kjo nuk është vizitë zyrtare.
  2. Mike Pompeo është në Tiranë për të dhënë një fjalim tek një komunitet jo-shqiptar, të cilën po e bën në këmbim të një shumë të majme parash, dhe nuk ka ardhur as për qeverinë e Ramës, as për opozitën fallco me seli te Rruga e Elbasanit, dhe as për 100 vjetorin e miqësisë midis Shqipërisë dhe Amerikës.
  3. Ardhja e tij është koordinuar me ambasadën siç bëhet zakonisht në këto raste dhe zonja Kim ka organizuar disa evente për të, ku hyn dhe konferenca me grupin parlamentar sot, si dhe një çmim te organizuar nga UT dhe kjo me pagesë.

Mos bini pre e filmave që duan t’ju shesin në mbështetje të luftës kundër opozitës shqiptare. Z. Pompeo i është dërguar një shpjegim i detajuar i ngjarjeve politike të fundit në Shqipëri dhe nuk është këtu për të përkrahur axhendën politike të askujt.

Për arsye sigurie, informacionet e tjera mund t’i shkruaj mbas largimit të tij nga Shqipëria.” – shkruan Kokalari.