Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: Sukses i reformës në drejtësi do jetë kur pushteti të mos bëjë thirrje për hetime ndaj individëve specifikë


Ambasadorja Yuri Kim në një intervistë për emisionin “Open” në News 24 u përgjigje dhe njëherë për presionin që Kryeministri Edi Rama bëri për SPAK-un dhe thirrjet për të hetuar Sali Berishën.

Kim deklaroi se suksesi i Reformës në Drejtësi do shihet ateherë kur njerëzit në pushtet të mos bëjnë thirrje për ndjekje penale ndaj emrave specifikë dhe kur kjo gjë të mos quhet normale.

Fola për këtë pak ditë më parë, kur Ministri i Drejtësisë përsëriti atë që kishte thënë Kryeministri. Pikëpamja e Shteteve të Bashkuara është se kur shohim reformën në drejtësi, do ta dimë se vërtet ka pasur sukses kur të mos quhet më normale apo me vend që udhëheqësit politikë, qofshin në pushtet apo larg pushtetit, por sidomos nëse janë në pushtet, të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të individëve specifikë. Ajo që duam të shohim nuk është përmendja e emrave specifikë, por një sistem drejtësie të ngritur dhe institucione që kanë si vullnetin ashtu edhe aftësinë për të zbatuar ligjin, barabar, për këdo, në mënyrë që askush të mos jetë mbi ligjin. Ligji të aplikohet barabar. Ndaj, pres me kënaqësi ditën kur mund ta kemi këtë besim tek sistemi i drejtësisë i Shqipërisë, tek prokurorët dhe gjyqtarët e Shqipërisë”-deklaroi Kim.