Vendosni fjalën kyçe....

Imeraj: Shkarkimi im erdhi për shkak të përplasjes së zhurmshme dhe paragjykimeve


Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se shkarkimi i saj erdhi pas përpasjes së zhurmshme dhe paragjykimeve të analistëve. 

Ajo tha se pa patur dijeni se çfarë përmbajnë dosjen analistët kanë dalë në përfundime dhe e kanë paragjykuar atë.

Nga 2017 dhe deri më sot kanë kaluar 5 vjet, jemi në 2022 dhe për të bërë një sintezë të asaj çfarë ka ndodhur, si ka evoluuar dhe ku jemi me atë se cilat ishin pritshmëritë e secilit prej nesh, ky është një problem i dytë. Meqenëse ju e përmendët, dhe meqë është cituar në të gjitha mediat,  shkarkimi apo procesi i Vetingut i Elisabeta Imerajt, do doja që këtë pjesë të cilën e njoh mirë me detaje dhe problematikat e saj, t’ja  prezantoja jo vetëm ju sot por edhe publikut.

Për shkak të asaj përplasjeje të zhurmshme por edhe për shkak të asaj që shumë analistë ndoshta pa patur dijeni të asaj se çfarë përmbajnë aktet e dosjeve kanë tentuar, kanë guxuar, kanë konluduar kanë gjykuar dhe kanë paragjykuar, solli si rezultat shkarkimin tim nga detyra.

Nuk mund të mos tregohem personale, por siç e thatë dhe vetë ditët kanë kaluar… ime bijë më thotë jeta vazhdon.”-deklaroi Imeraj.

Më tej tha Imeraj tha se edhe për disa kolegë të tjera ka pasur proces të padrejtë duke përmendur disa emra që sipas saj kanë qenë të vlerësuar.

Jemi ndjerë të padakordësuar për shkarkimet të kolegëve tanë. Ka disa. Ju përmend shkarkimin e koleges Sevdari. Magjistrates Danjela Sula. Mund të përmend emra me radhë ku brenda komunitetit ku punojnë ka emra që vlerësohen.”– deklaroi ish-prokurorja.

Më 27 Prill, Elisabeta Imeraj u shkarkua nga detyra si drejtuese e prokurorisë së Tiranës, pas vendimit të dhënë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.