Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj kërkon ta lerë si instalacion autobusin në Lanë duke pyetur nga Twitter-i


Kryebashkiaku Erion Veliaj ka hapur sondazhin në Twitter për autobusin e aksidentuar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet i cili përfundoi në Lumin Lana.

Sot, Veliaj nëpërmjet një sondazhi të hapur në Twitter po tenton ta lejë autobusin e transportit publik në Lanë si një instalacion “për kujdesin në timon”.

Fatmirësisht aksidenti më i çuditshëm në një shekull kryeqytet qe pa pasoja për jetën! Por teksa po përgatiteshim për të hequr autobusin mbi Lanë, shumë vetë propozuan ta lemë si një instalacion për  kujdesin ne timon e ure alternative mbi Lanë!  Si mendon shumica?”-pyet Veliaj.