Vendosni fjalën kyçe....

Irani paralajmëron se nuk do e braktisë hakmarrjen e gjeneralit të vrarë


Irani nuk do të heqë dorë nga kauza e tij për t’u hakmarrë për Gjeneralmajorin Qassem Soleimani, një komandant i lartë ushtarak i vrarë nga SHBA-së në vitin 2020, edhe nëse Uashingtoni ofron të heqë sanksionet, ka thënë një zyrtar i lartë i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

“Armiku vazhdon të dërgojë mesazhe se nëse heqim dorë nga hakmarrja ndaj Soleimanit, ata do të na japin disa lëshime ose do të heqin disa sanksione.” – tha të enjten komandanti i Marinës së IRGC-së, Alireza Tangsiri.

“Kjo është fantazi e pastër. Udhëheqësi suprem ka theksuar nevojën për hakmarrje dhe komandanti i lartë i Gardës Revolucionare ka thënë se hakmarrja është e pashmangshme dhe se ne do të zgjedhim kohën dhe vendin për të.” – shtoi ai.

Soleimani u vra më 3 janar 2020 në një sulm me dron me urdhër të presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump.

Irani u hakmor duke lëshuar raketa në dy baza në Irak që strehonin trupat amerikane dhe duke sanksionuar pesë duzina zyrtarë amerikanë që konsideroheshin përgjegjës për vrasjen e gjeneralit.