Vendosni fjalën kyçe....

Vasili i jep leksion mbi rregulloren Nikollës: E keni qelbur këtë sallë Parlamenti


Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili i ka dhënë një leksion të rregullores së Parlamentit kryetares Lindita Nikolla.

Pas incidentit të ndodhur më herët lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha, Vasili nxori rregulloren dhe nisi t’ja lexojë kryeparlamentares.

Vasili pritej të fliste më herët, por fjala iu dha kryeministrit Edi Rama. Në ato momente kërkoi të bënte replikë edhe ish-kryeministri Berisha me Ramën, por Nikolla ia dha fjalën Vasilit edhe pse ky i fundit i kishte dhënë mirëkuptim të parit.

Pasi mori fjalën, Vasili tha se salla e Kuvendit është “qelbur” pasi sipas tij nuk duhet përdorur si sallë e mbledhjeve të qeverisë apo “për të cuar rripin e pantallonave të Edi Ramës” në Presidencë, duke iu referuar diskutimeve për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Pjesë nga diskutimi:

Petrit Vasili: S’ka gjë se e marr pas replikës së doktorit. Kur dëgjova Edi Ramën pse jo, kam kënaqësi të dëgjoj edhe doktorin…

Nikolla: Z. Berisha, i kam dhënë fjalën z.PEtrit Vasili për procedurë

Vasili: Kam mirëkuptim të flasë doktori

Nikolla: Aaa ju lutem tashi

Fjala e Vasilit:

Mirë në rregull. Zonja kryetare e përshëndes rregullin e fortë që vutë në këtë momentin e fundit. Për procedurë ju kujtoj se nuk duhej të fliste Edi Rama, por kjo rregullore që ke ti përpara thotë: ‘Për çështje të procedurës fjala jepet menjëherë’.

Nuk thotë: ‘Pritet të flasë Edi Rama dhe kushdo’. Së pari.

Së dyti, zonjë po në bazë te nenit 47, thuhet për paraqitje të projektligjeve, gjë që e ke filluar me dy diskutime radhazi, kryeministri dhe ministri flasin pa asnjë kufizim. S’kam asnjë vërejtje për këtë çështje.

Por ju keni prerë fjalën dhe me të drejtë, për njerëz që nuk flasin në lidhje me rendin e ditës.

Tani degradimi i kësaj salle të Parlamentit, për shkak se Edi Rama kësaj sallahane që vjen erë të qelbur për çështjen e presidentit do të na e fusë këtu në sa;llë dhe ato landfillet do t’i fusë këtu në sallën e Parlamentit, është halli i tij.

Historia ka parë edhe të çmendur që kanë bërë kalin senator, e s’ka ndonjë çudi të madhe të shikoj se si do grumbullohen një futë me vota për të çuar rripin e pantallonave të Edi Ramës në Presidencë që ta zgjidhë e ta lidhë si të dojë. Por këtë ju s’keni asnjë të drejtë që ta bini këtu.

Në rast se doni të bëni debat për presidentin apo procedurat, apo këto sallahanet që duan të bëjnë këtu… hapni një ditë debati, ti marrin të gjithë të diskutojnë, dhe nuk mund të jetë salla e Parlamentit që kur do Edi Rama flitet, kur do kryetari i grupit parlamentar të PS-së të ndërpritet seanca, nuk është salla e qeverisë kjo që Edi Rama bën çfarë të dojë, luan basketboll, bën edhe kanatieret që t’i vijë erë e qelbur e tij e bën çfarë të dojë.

Kjo është salla e Parlamentit të Shqipërisë dhe këtë detyrim e keni zonja kryetare pavarësisht se kush ju ka vënë në atë karrige.

Ju kanë vënë këta por keni këtë për të zbatuar. Edhe kësaj s’i del njeri përsipër, ministër apo çfarëdo të jetë. Sepse kemi parë edhe kryeministra që s’janë më, edhe ministra që s’janë më dhe nuk po kërkojmë asgjë më shumë e asgjë më pak. Dhe e keni qelbur këtë sallë Parlamenti, kemi dëgjuar me radhë një të çekuilibruar psiqikisht dhe ka funeral mendimi në mendjen e tij. Sepse po të mos kishte funeral mendimi nuk do kishim atë hata që kemi me çmimet, me dreq e me një krizë ekonomike dhe kemi hapur një diskutim sot, ju e keni hapur debatin për një projektligj ku do merren edhe 80 milionë lekë të tjera edhe të dëgjojmë ne këtu sallahanen e Edi Ramës. Po ju them edhe njëherë tjetër, shumë e rëndë kjo situatë, ku për të justifikuar rripin e pantallonave të Edi Ramës që do shkojë në Presidencë, na ndërprisni punimet e rregullta të Parlamentit.