Vendosni fjalën kyçe....

Cristiano Ronaldo e partnerja Rodriguez njoftojnë humbjen e djalit të sapolindur: Jemi të drobitur, duam pak privatësi


Superylli i futbollit Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, njoftuan në rrjetet sociale të hënën se djali i tyre i vogël ka vdekur.

Ronaldo dhe Rodriguez thanë: “Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndiejë.”

Ylli i Manchester United dhe Portugalisë kishte njoftuar në tetor se ai dhe Rodriguez ishin në pritje të binjakëve.

Në dhjetor, ata njoftuan se prisnin një djalë dhe një vajzë. Ronaldo dhe Rodriguez shkruan të hënën në rrjetet sociale: “Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Ne dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre. Ne jemi të gjithë të drobitur nga kjo humbje dhe ne kërkojmë me mirësi të kemi privatësi në këtë kohë shumë të vështira.”

Fëmija i parë i Ronaldos me Rodriguez, Alana Martina, lindi në nëntor 2017. Ai është gjithashtu baba i binjakëve Eva dhe Mateo, të cilët i bëri nëpërmjet një nëne surrogate në qershor 2017.

Po kështu ai ka djalin e madh, Cristiano Jr., 11 vjeç, me një ish-partnere që nuk është përmendur kurrë publikisht.