Vendosni fjalën kyçe....

Shpresë për të sëmurët më sklerozë të shumëfishtë, shkencëtarët mund të kenë gjetur ‘çelësin’ për kurën


Qelizat imune kundër shytave mund të mbajnë çelësin për trajtimin e sklerozës së shumëfishtë, kanë pohuar shkencëtarët.

Në një provë të vogël, pacientëve me sklerozë të shumëfishtë iu futën qeliza T që synojnë virusin që shkakton sëmundjen.

Skanimet e trurit sugjeruan se përparimi i gjendjes ishte ngadalësuar apo edhe përmbysur te disa të sëmurë.

Pacientët që dhanë rezultate kishin gjithashtu ‘përmirësim të qëndrueshëm të aftësisë së kufizuar’, duke përfshirë aftësinë për të ecur me më pak dhimbje.

Qelizat T u nxorrën nga njerëzit që ishin shëruar nga virusi Epstein-Barr, i cili është shpallur si shkaktar i mundshëm i sklerozës së shumëfishtë.

Shkencëtarët amerikanë që bënë kërkimin pranuan se studimi ishte i vogël dhe nuk mund të përjashtonin efektin placebo.

Por kjo mund të shënojë një hap të rëndësishëm përpara në të kuptuarit e ekspertëve të sëmundjes, e cila tani për tani është e pashërueshme dhe mund të menaxhohet vetëm me mjekime.

Shkencëtarët ende nuk janë saktësisht të sigurt se çfarë e shkakton sëmundjen që prek rreth 130,000 njerëz në Britani dhe më shumë se 900,000 amerikanë.