Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Procesi i njëanshëm nuk çon drejt bashkimit të Partisë, nuk tërhiqem nga ankimimi në gjykatë


Pas mbledhjes së zhvilluar në selinë blu kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj deklaroi se shumica dërrmuese e deputetëve ishin të mendimit se një proces i njëanshëm nuk çon drejt bashkimit të Partisë Demokratike.

Ai tha se deputetët kërkuan një proces ristrukturimi të përbashkët të partisë, ku mos të ketë përjashtime.

“Zoti Berisha erdhi dhe si gjithmonë unë i thashë të njëjtat gjëra, siç e keni marrë vesh. Vura re që shumica dërrmuese e kolegëve konstatuan disa gjëra të thjesht që konstatojnë gjërat që çojnë te bashkimi. Një proces i njëanshëm nuk të çon në bashkim, ky është konstatimi i parë. Një shumicë dërrmuese kërkoi që bashkimi të realizohet në bazë të një procesi të përbashkët ku mos të ketë përjashtim. Riorganizimi të filloj nga qeliza, seksioni e më pas të grupseksioni e kështu me radhë. Kjo u tha nga deputetët të cilët e ofruan këtë zgjidhje. Unë ju ofrova deputetëve që nesër çdo deputet të propozojë në mënyrë shtjelluese propozimin e vetë”, tha Alibeaj.

Më tej Alibeaj deklaroi se nuk do të tërhiqet nga ankimimi për vendimin e gjykatës që mandaton Komisionin e Rithemelimit për të drejtuar partinë.

Ai tha se në momentin kur gjykata të flasë me vendim të formës së prerë, ai dhe të tjerët që kanë dalë kundër, do të heshtin.

“Procese të nxituara kjo parti ka bërë diku. Duhen procese që të japin sinjale të forta të bashkimit te njerëzit tanë që këto 7 muaj i kanë kthyer kurrizin njëri tjetrit. Po pranojmë të operohet në këtë mënyrë. Është propozim i mirë. I ndarë nga shumica.  Kjo ishte pak a shumë ajo që u fol.  

Dua të tregoj që edhe sikur një hapësira e vogël të jetë duhet ta eksplorojnë. Çështja e votës çon në një pikë pa rikthim. Pati edhe modalitete për një kongres bashkimi. Dy pika janë ato që u rrahën. Çfarë është bërë deri tani është e padobishme për PD dhe për projeksionin e zgjedhjeve. Një proces i përbashkët i certifikuar zgjedhjes që fillojnë nga baza dhe shkojnë lart.

Propozimi i shumicës së deputetëve ishte që ajo që quhet baza e demokratëve duhet të jetë e garantuar. Duhet të jetë e para. Pati edhe propozime të tjera për nivelet lart. Kam qenë këtu para dy javësh, Ditën kur u dha vendimi. Ju i keni parë konsideratats e mia që ishte një vendim i paligjshëm, në konflikt interesi të vetëdeklaruar nga vetë gjyqtari. Deklarova që do bëj ankimimin. Është një e drejtë kushtetuese. Besoj që ankimi është një mjet që e çon çështjen në gjykatë.

Një parti që synon qeverisjen kurrsesi nuk mund t’u japë shërbim njerëzve dhe të thotë të mos respektojmë gjykata. Kur të flaës gjykata me vendim të formës së prerë unë dhe të tjerët do të heshtim. Deri në atë moment kemi të gjithë hapësirat. Vajtja në gjykatë nuk përjashton eksplorimin e mundësive për të gjetur bashkimin. Nëse gjej bashkimin unë këtu nuk kam më nevojë për gjykatë”,-tha Alibeaj.