Vendosni fjalën kyçe....

Nxënësve të shkollës fillore në SHBA iu tha të mbajnë sekret ‘Javën e Krenarisë’


Nxënësve pesëvjeçarë iu tha që të mbanin ‘sekrete’ bisedat rreth temave LGBT, duke shkaktuar reagime në internet nëse prindërit ishin të informuar për planin e shkollës.

‘Austin Independent School District (AISD) në Teksas kishte planifikuar të festonte ‘Javën e Krenarisë’ në të gjitha ndërtesat e shkollave publike nga 21-26 mars.

Çdo ditë e javës kishte një temë specifike të festimit të Javës së Krenarisë, sipas faqes së internetit të shkollës. Studentët dhe stafi mund të mbledhin ‘ngjitëse, postera, flamuj, butona përemrash dhe të tjera materiale’ nga zyra e shkollës së tyre.

Një veprimtari për nxënësit e shkollës fillore tërhoqi zemërimin e prindërve dhe në internet. ‘Doss Elementary’ i AISD i nxiti studentët që të mbajnë ‘sekrete’ bisedat specifike midis studentëve dhe mësuesve në lidhje me çështjet LGBT.

Nxënësve të klasës së parë deri në klasën e dytë iu tha: “Ajo që themi në këtë dhomë mbetet në këtë dhomë.”

Dhe nxënësve të klasës së tretë deri në të pestën iu kërkua të merrnin pjesë në ‘qarqet e komunitetit’ që janë ‘konfidenciale’, sipas dokumenteve të postuara në Twitter.

“Ju lutemi, mbani mend se ne ramë dakord të mbajmë konfidenciale atë që ndodhi në Rreth.” – thuhet në kurrikulë, sipas dokumenteve.

Llogaria në internet ‘Libs of Tik Tok’ argumentoi se distrikti mund të jetë duke shkelur një ligj të shtetit të Teksasit që ndalon punonjësit e distrikteve shkollore të fshehin informacione nga prindi i fëmijës.

“Një prind ka të drejtë për informacion të plotë në lidhje me veprimtaritë shkollore të fëmijës.” – thuhet në ligj.

“Një përpjekje e çdo punonjësi të distriktit shkollor për të nxitur ose detyruar një fëmijë që t’i fshehë informacionin prindit është shkak për ndëshkim disiplinorë.”

Nxënësit e shkollave fillore gjithashtu parakaluan nëpër korridor me pajisje LGBT.

Eduardo Villa, Specialisti i Marrëdhënieve me Median në AISD, tha për ‘Daily Caller’ se qarqet e komunitetit janë krijuar për të qenë konfidenciale ‘në kuptimin që i bën nxënësit të ndihen të besuar dhe të respektuar për privatësinë e tyre’.

“Kjo nuk do të thotë që mos u tregohet prindërve.” tha Villa.

“Çdo prind ka të drejtën të zgjedhë nga këto veprimtari…Të gjithë, jo vetëm prindërit, kanë qasje në materialet e komunitetit.” – shtoi ai.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Daily Caller