Vendosni fjalën kyçe....

Pas marrëveshjes 1.6 miliard dollarë me Bullgarinë, SHBA mund t’i shesë avionë luftarakë Turqisë


Administrata Biden ka deklaruar në korrespondencën e Kongresit se shitja e mundshme e avionëve luftarakë F-16 në Turqi do t’i shërbente interesave të SHBA dhe do të forconte unitetin e NATO-s, sipas një raporti të botuar të mërkurën.

Dokumenti, i marrë nga Reuters, vjen pasi Turqia kërkoi në tetor që Uashingtoni t’i shiste asaj 40 avionë F-16 dhe 80 komplete për të modernizuar flotën e saj ekzistuese. Presidenti turk Erdogan tha në fund të marsit se negociatat me SHBA-në po përparonin pozitivisht.

SHBA nën ish-presidentin Donald Trump sanksionoi Turqinë në vitin 2020 pasi Ankaraja bleu sistemin e avancuar rus të mbrojtjes ajrore S-400 dhe e hoqi Turqinë vitin e kaluar nga programi i përbashkët i avionë të brezit të fundit F-35.

SHBA ka deklaruar se sistemi S-400 mund të përdoret nga Rusia për të marrë të dhëna të fshehta për F-35. Megjithatë, Ankaraja ka pohuar se S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe tha se nuk paraqet rrezik për F-35.