Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim injoroi vendimin e gjykatës dhe njohu Alibeajn si kryetar të PD-së/ Tritan Shehu: Të mos merremi me lajme sekondare


Ndërsa bënte një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Tritan Shehu është pyetur nga gazetarët për takimin e ambasadores amerikane Yuri Kim me Enkelejd Alibeajn, të cilin e quajti kryetar të PD-së.

Në përgjigjen e tij për gazetarët, Shehu u shpreh se nuk do të ndalet në lajme sekondare.

“Nuk dua të hapem në lajme të tjera që me duken sekondare në këtë moment. Ka kohë edhe ajo çështje për t’u diskutuar. Sot kam ardhur këtu të paraqes rezolutën.

Nuk dua të ndalem në elementë të tjerë që për mua në këtë moment janë sekondare. I rëndësishëm është qëndrimi i Shqipërisë. Gabimet trashanike që po bën kjo maxhorancë për të shuar këtë diskutim në Kuvendin shqiptar.”– deklaroi Shehu.

Pak më herët ambasadorja Kim pati një takim me Enkelejd Alibeajn, të cilin e quajti si kryetar të PD-së duke mos njohur vendimin e Gjykatës së Tiranës së datës 25 Mars, sipas të cilës PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit.

Shehu ndodhej sot në Kuvend për të paraqitur një kërkesë për mbajtjen e një rezolute për qëndrimin e Shqipërisë për luftën në Ukrainë.

Sipas tij Kuvendi po hesht për çështjen e Ukrainës duke e cilësuar këtë një gabim trashanik të mazhorancës.

“Ne 7 deputetë kemi paraqitur përsëri kërkesën për një rezolutë dhe masat që duhen marrë duke filluar që nga largimi nga Ballkani i Hapur. Duhet të vëmë para publikut shqiptar në plan të parë këtë ngjarje. Kjo është çështje prioritare.”-shprehej Shehu.