Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina: Banorët e Kharkivit u dhanë ëmbëlsira të helmuara ushtarëve rusë, vdesin dy prej tyre


Dy ushtarë rusë kanë humbur jetën dhe 28 u shtruan në spital, pasi banorët vendas në rajonin e Kharkivit të Ukrainës u dhanë atyre ëmbëlsira të mbushura me helm.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.

Në një raport të inteligjencës, ukrainasit përshkruhen se po “i rezistonin pushtuesve me të gjitha mjetet e disponueshme” dhe pretendoi se trupat e prekura ishin nga Divizioni i 3-të i Pushkëve të Motorizuara të Rusisë.

BBC shkruan se Ministria e Mbrojtjes tha gjithashtu se 500 trupa të tjera ruse u shtruan në spital me “helmim të rëndë nga alkooli me origjinë të panjohur”.