Vendosni fjalën kyçe....

6 të vdekur dhe të paktën 10 të plagosur nga të shtënat në Sacramento në SHBA


Gjashtë persona u vranë dhe të paktën nëntë të tjerë u plagosën pas të shtënave në qendër të qytetit Sacramento të dielën herët në mëngjes, tha policia.

“Oficerët gjetën të paktën 15 persona të cilët kishin marrë plumba përfshirë 6 të vkitimat,” shkroi policia e Sacramentos në Twitter.

Shefi i policisë së Sacramentos, Kathy Lester tha në një konferencë për shtyp se policia po patrullonte zonën rreth orës 2 të mëngjesit kur dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Kur mbërritën në vendngjarje, gjetën një turmë të madhe të mbledhur në rrugë dhe gjashtë persona të vdekur. 10 të tjerë ose morën veten ose u transportuan në spitale.