Vendosni fjalën kyçe....

Aksident pranë Pallatit të Brigadave, plagosen 3 persona


Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në afërsi të Pallatit të Brigadave.

Nga aksidenti janë plagosur 3 persona të cilët janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në foton e publikuar nga Syri.net shihet se aksidenti ka ndodhur te nënkalimi i rrugës Kuvajt. 

Një aksident me pasojë tre persona të lënduar ka ndodhur pasditen e së enjtes pranë Pallatit të Brigadave në Tiranë.

Sipas policisë, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin D. P., dhe mjeti me drejtues shtetasin A. S.

Dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja që ndodhej në mjetin me drejtues shtetasin D. P., shtetasja M. C., janë dërguar për kontroll në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”-njofton policia.