Vendosni fjalën kyçe....

Zana Çelës i ka mbaruar mandati, Ministria e Kulturës hap garën për drejtuesin e ri të TOB-së


Ministria e Kulturës ka hapur këtë të martë aplikimet për pozicionin e drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit. 

Kjo për shkak se drejtoreshës aktuale Zana Çelës, prej muajsh i ka mbaruar mandati 4-vjeçar në krye të këtij institucioni.

“Në zbatim të Ligjit 10352, datë 18.11.2010 ‘Për artin dhe kulturën’, i ndryshuar, si dhe kërkesave dhe procedurës së përcaktuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit’, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

Drejtor i Përgjithshëm në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Populllor – Kategoria e pagës II-b”- thuhet në njoftimin e ministrisë. Më tej bëhet me dije se afati për dorëzimin e dokumenteve 19.04.2022.

Kujtojmë se Zana Çela e drejton Teatrin e Operas që prej gushtit të vitit 2016, ndërsa e ka mbajtur këtë post edhe më herët në vitet 2000-2003.