Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thika mes të rinjve në Tiranë, 2 prej tyre përfundojnë në spital, 3 të arrestuar



Një sherr me thika ka ndodhur këtë të martë mes disa të rinjve në kryeqytet, dy prej të cilëve kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë, tre persona janë arrestuar, një tjetër po hetohet në gjendje të lirë ndërsa po punohet për kapjen e një tjetri pas kësaj ngjarjeje.

Dy personat e plagosur ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– M. D., 26 vjeç, M. D., 27 vjeç, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’ kryer në bashkëpunim;

– S. S., 39 vjeç, për veprën penale ‘Vrasja me dashje’ e mbetur në tentativë.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi G. B., 26 vjeç, për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit’, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. Xh., 27 vjeç, për veprën penale ‘Vrasja me dashje’ e mbetur në tentativë.

Këta shtetas, janë konfliktuar dhe goditur me njëri-tjetrin me mjete të mprehta, dhe si pasojë e goditjeve janë dëmtuar shtetasi M. D., dhe S. S., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”- thuhet në njoftimin e Policisë.