Vendosni fjalën kyçe....

Zv.drejtori i Policisë: Nuk kemi shpërndarë protestuesit thjesht kemi liruar rrugën


Zëvendës drejtori i Policisë së Shtetit, Luigj Vathi në një deklaratë për mediat ka mohuar akuzat e protestuesve se efektivë të policisë kanë shpërndarë me dhunë qytetarët që po protestonin në shesh.

Vathi tha se ata kanë marrë një njoftim me letër për lirimin e saj.

“Në bazë të njoftimit nga organizatorët policia ka marrë masat për mbarëvajtjen. Pas një kërkese të dytë ne u kemi kërkuar lirimin e rrugës. Policia e shtetit nuk i ka shpërndarë protestuesit. Ne thjesht kemi liruar rrugën për mbarëvajtjen e automjeteve. Garantoj që çdo qytetar ka të drejtë të protestojë pa cenuar të drejtat e të tjerëve.