Vendosni fjalën kyçe....

Shembja e galerisë në Tropojë, shkon në 2 numri i minatorëve që humbën jetën


Nga shembja e galerisë së minierës së kromit në fshatin Lajthizë numri i minatorëve që humbën jetën shkon në dy.

Minatorët ishin duke kryer punë në galeri kur ajo u shemb.

Bëhet fjalë për shtetasin A.Zh 40 vjeç i cili u nxor i pajetë pas 41 vjeçarit A.D.

“Në vijim të informacionit të dhënë më parë, në lidhje me shembjen e galerisë në fshatin Lajthizë, ku humbi jetën shtetasi A.D, 41 vjeç dhe mbeti i bllokuar në brendësi të galerisë shtetasi A.ZH, ju informojmë se: Nga grupi i Avari-Shpëtimit të Minierave, punonjësit e Policisë dhe minatorët, u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Zh., 40 vjeç, banues në Kepenek, Tropojë“-njofton policia.