Vendosni fjalën kyçe....

SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Thoma Gëllçin


Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet për ish-drejtorin e përgjithshëm i RTSH-së Thoma Gëllçin, duke e çuar atë për gjykim.

Ish-drejtori i RTSH-së akuzohet për shpërdorim të detyrës. Sipas televizionit “News 24”, të pandehur për shkelje të barazisë në tendera u morën Julian Tapia, Alban Malaveci si dhe Ervin Murja.

Kujtojmë se Thoma Gëllçi u arrestua më 8 tetor të vitit të kaluar dhe Gjykata e Posaçme e la në burg më 11 tetor atë si dhe tre ish-vartësit e tij, të cilët ishin anëtarë të komisionit të ofertave Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci. Ata akuzohen për abuzim me tenderat në lidhje me një procedurë prokurimi, për “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.

Sipas SPAK-ut, Gëllçi ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e kanalit “TVSH AGRO”. Tenderi është zhvilluar në 2018, dhe procedura është shpallur 3 vite përpara se ky televizion të fillonte transmetimi.