Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Edhe këtë herë qeveria nuk i lë vetëm ata që kanë nevojë për mbrojtje


Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me ripërsëritjen e masave të mara për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve.

Rama thotë se qeveria nuk i lë vetëm në ditë të vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje.

Mirëmëngjes, dhe me 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale, të cilat flasin vetë, edhe këtë herë, se kjo është qeveria që kurrë nuk i lë vetëm në ditët e vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje, ju uroj një javë me më pak stres nga pasojat e padëshiruara të një lufte që as e nisëm, as e ndalim dot ne, por që do ta përballojmë patjetër me forcën e karakterit dhe të solidaritetit tonë me njëri-tjetrin”-shkruan Rama.