Vendosni fjalën kyçe....

SHBA autorizon 200 milionë dollarë mbështetje ushtarake për Ukrainën


Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka autorizuar një mbështetje të mëtejshme ushtarake në vlerë prej 200 milionë dollarësh për Ukrainën. Lajmi është njoftuar nga Shtëpia e Bardhë.

Kjo e rrit fondin total të SHBA-së që i është dhënë Ukrainës duke e çuar atë në më shumë se 1.2 miliardë dollarë që nga fillimi i vitit 2021, shkruan BBC.

Financimi, të cilin Biden e ka akorduar përmes Aktit të Ndihmës së Huaj, mund të përdoret për të blerë armë dhe materiale të tjera mbrojtëse nga stoku i departamentit të mbrojtjes së SHBA-së, si dhe edukimin dhe trajnimin ushtarak për të ndihmuar Ukrainën. Kjo do të përfshijë ndihmë të menjëhershme si sisteme anti-blindash, kundërajrore dhe armë të vogla.

Kjo masë vjen pasi Kongresi Amerikan miratoi 13.6 miliardë dollarë ndihmë urgjente për Ukrainën.