Vendosni fjalën kyçe....

Organizata bamirëse në SHBA kapet duke i kanalizuar donacionet për dëmet e uraganit te kandidatët demokratë – Grupi republikan


Sipas raporteve, një ‘bamirësi’ e rremë që ka mbledhur donacione për viktimat e uraganit ‘Ian’ është ekspozuar si një mjet për të mbledhur para për politikanët demokratë në Florida.

Mashtrimi u zbulua nga ‘DeSantis WarRoom’, një grup që mbron Guvernatorin republikan të Floridës, Ron Desantis. Hetimi zbuloi se faqja e internetit ‘IanResponse.org’ ka dërguar të gjitha donacionet e saj në fushatat zgjedhore të politikanëve demokratë në Florida.

Demokratët që përfituan nga mashtrimi përfshijnë kandidatin për Guvernator Charlie Crist, Senatorin Val Demings, i cili po sfidon Senatorin republikan Marco Rubio e të tjerë.

Në një postim në Tëitter, ‘DeSantis WarRoom’ theksoi një raport mediatik se një grup i quajtur ‘Florida for All’ kishte blerë më shumë se 100,000 dollarë në reklama për të sulmuar DeSantis dhe kandidatët e tjerë republikanë.

‘Florida for All’ mbështetet financiarisht nga një grup i krahut të majtë i quajtur ‘Florida Rising’, sipas ‘DeSantis WarRoom’.

‘DeSantis WarRoom’ e përshkroi ‘Florida Rising’ si një ‘sindikatë revolucionare e së majtës ekstreme e përkushtuar ndaj demonizimit të forcave të zbatimit të ligjit, heqjes së fondeve të policisë, nxitjes së abuzimit ‘të sigurt’ të drogës dhe kërcënimit të dhunës politike.’

Llogaria gjithashtu vuri në dukje se ‘Florida Rising’ u dënua kohët e fundit për retorikën e saj ‘anti-policore’ nga 30 sherifë të Floridës.

Sherifët republikanë Bob Gualtieri i Pinellas County, Chris Noço i Pasco County, Kurt Hoffman i Sarasota County dhe Peyton Grinnell i Lake County e kanë akuzuar organizatën në fjalë më herët.

Megjithatë, skandali i vërtetë u shfaq kur u zbulua mashtrimi i rremë i bamirësisë. ‘DeSantis WarRoom’ vuri në dukje kërkimet e bëra nga Komiteti i Fushatës Republikane të Floridës që tregon donacione për diçka të quajtur ‘Florida Ian Response Fund’ ose ‘IanResponse.org’.

Donacionet e bëra në ‘Florida Ian Response Fund’ shkuan në vend të kësaj në ‘ActBlue’, një faqe interneti që grumbullon kontributet për kandidatët demokratë.

Faqja filloi të mblidhte para më 29 shtator, edhe pse uragani Ian ishte dobësuar në një stuhi tropikale.

Grupi i Senatit Republikan vuri në dukje, Fondi i Ndihmës nuk është i zbritshëm nga taksat dhe se në të vërtetë ndodhet në ‘Organize Action’, një organizatë e përjashtuar nga taksat e parave të errëta.

Paratë e dhëna për bamirësitë e vërteta do të mund të kërkoheshin si kontribute të përjashtuara nga taksat.

Sugjerimi është që ‘Florida Ian Response Fund’ është një maskim i mbuluar për të mbledhur para për ‘Florida Rising’.

“Ndërsa qytetarët e Floridiës vazhdojnë të rindërtojnë banesat e të rimëkëmben, ne u bëjmë thirrje me forcë atyre që duan të ndihmojnë t’u japin donacione organizatave që kanë reputacion e janë të njohura që ndihmojnë qytetarët, jo organizatave politike që përdorin këto para ‘për të fituar zgjedhjet e për të ndryshuar ligjet’.” – tha komisioni republikan i Senatit në një deklaratë.

‘DeSantis WarRoom’ shtoi në Twitter: “E pështirë. Pasi uragani Ian godoti Floridën, grupi demokrat anti-policor ‘Florida Rising’ filloi mbledhjen e fondeve për stuhinë katastrofike. Ata i çuan donacionet te ‘ianresponse.org’, duke pretenduar se ishin ‘për rindërtim dhe rimëkëmbje pas uraganit por donacionet shkuan te ActBlue!. ‘Ianresponse.org’ nuk është një organizatë bamirëse e regjistruar.” – shtoi DeSantis WarRoom.

“Është një fond aktivist i parave të errëta të krahut të majtë. Mashtrimi i njerëzve që duan të ndihmojnë viktimat e uraganit, më i ulëti që ekziston.” – vazhdoi llogaria.