Vendosni fjalën kyçe....

Peshku ylber, zbulohet një specie e re që jeton në brigjet e Maldiveve


Një peshk i ri me ngjyrat e ylberit është zbuluar së fundmi në ‘zonën e muzgut‘ në brigjet e Maldiveve.

Siç shkruan “Daily Mail”, një specie shumëngjyrëshe që është e re për shkencën, u gjet duke jetuar në thellësi 40 deri në 70 metra nën sipërfaqen e oqeanit.

Këtij lloj peshku shumëngjyrësh i është dhënë emri shkencor Cirrhilabrus finifenmaa, pjesërisht për nder të lules kombëtare të Maldiveve, e cila është një trëndafil rozë.

Finifenmaa” do të thotë “trëndafil” në gjuhën lokale Dhivehi.

Ky është peshku i parë që përshkruhet nga një shkencëtar maldivian, Ahmed Najeeb, një bashkëautor i studimit dhe biolog në Institutin e Kërkimeve Detare në Maldive.

“Kanë qenë gjithmonë shkencëtarë të huaj ata që kanë përshkruar speciet e gjetura në Maldive pa shumë përfshirje nga shkencëtarët vendas, madje edhe ato që janë endemike të Maldiveve.”– tha ai në një deklaratë.

“Këtë herë është ndryshe dhe të bëhem pjesë e diçkaje për herë të parë ka qenë vërtet emocionuese, veçanërisht të kem mundësinë për të punuar së bashku me ihtiologët më të mirë në një specie kaq elegante dhe të bukur.”- tha Najeeb.