Vendosni fjalën kyçe....

Vitali Klitschko u dhuron lule ushtareve ukrainase për “8 Mars” (VIDEO)


Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko nuk ka harruar të urojë gratë ukrainase për 8 marsin, pavarësisht se vendi ka hyrë në ditën e 13 të luftës.

Klitscho ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet duke u dhuruar lule ushtareve ukrainase, të cilat ndodhen në vijën e parë të luftës.

“Gëzuar festën e pranverës për ju, më të mirat, më të bukurat dhe më të besueshmet tona!

Dhe ato që mbrojnë Ukrainën sot, dhe ato që qëndrojnë në prapavijë dhe përqafojnë fëmijët tanë!”- shkruan Klitscho.