Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Jam për bashkimin e PD-së, por duhet të pranohet vota e lirë


Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në emisionin “Çim Peka Live” rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit ku Partia Demokratike doli me vota pas kandidatëve të Shtëpisë së Lirës së kryesuar nga veë lideri historik.

Berisha tha se shqiptarët duan opozitën e vërtetë dhe ishin kambanë për demokratët se duhet të bashkohen.

Ish-kryeministri tha se është për hap drejt bashkimit të PD-së por duhet që të pranohet vota e lirë.

Shqiptarët votuan opozitën e vërtetë dhe jo turp-opozitën, opozitën false. Këto zgjedhje janë kambanë për demokratët, se duhet të bashkohemi, se ne po ecim të sigurt drejt fitores. Nuk ka njeri që të ketë hapur partinë më shumë se Sali Berisha.

Jam për hap drejt bashkimit, por të pranohet vota e lirë. Gjithçka është rezultat i votës së lirë. Unë nuk largoj njeri, unë afroj njeri, nëse njerëzit ikin vetë, ajo është punë tjetër. ADN e PD ka qenë dhe mbetet PD. Nëse duan rrugën e fitores së PD, nëse e ndjejnë veten kandidatë për kryetar të PD-së, le të bashkohen, mbi bazën e votës së lirë”, deklaroi Berisha.