Vendosni fjalën kyçe....

Problemet me energjinë elektrike/ OSSH: Riparohen 10 fidera, rikthehet energjia për rreth 13 mijë konsumatorë


Pas dëmeve të pësuara mbrëmjen e kaluar si pasojë e motit të keë, është rikthyer energjia elektrike për rreth 13 mijë konsumatorë.

OSSH raporton se janë riparuar defektet në 10 fidera të tjerë në rang vendi.

“OSSH raporton se në rang vendi kemi riparuar defektet në 10 fidera të tjerë, duke u rikthyer energjia ne rreth 13 mije konsumatore.

Referuar situatës së orës 09:00, kur ishte piku i defekteve, OSSH thekson se kemi:

përmirësim të ndjeshëm të riparimit të avarive me 70% të fiderave .

rikthimin e energjisë për 62% të konsumatorëve të prekur.”- thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të OSHEE-së.

Kujtojmë se OSSH njoftoi më herët se situata ishte kritike kryesisht në Juglindje të vendit dhe se grupet e punës ishin dërguar në terren.

Si pasojë e motit, ishin dëmtuar linja dhe shtylla të rrjetit elektrik.

Në raportin e orës 13:00, thuhej se, zonat më problematike paraqiteshin ato të #Korçës dhe #Elbasanit, kryesisht në zonat malore.

“Me defekt paraqitet linjat 35kV #Korçë – #Bilisht dhe #Ersekë – #Mollas, ku janë rrëzuar 10 shtylla. Në avari ndodhet edhe linja 110Kv e OST #Zëmblak 1 – #Korçë.”- bënte me dije OSSH.